Transmetuar më 30-06-2022, 22:40

Lezhë- Një sherr për shezlongët ka përfunduar keq mes palëve. Ngjarja ka ndodhur këtë mbrëmje në Tale të Lezhës.

Sipas të dhënave, sherri ka nisur për lekët e çadrës dhe shezlongëve që kishin zënë dy pushues.

Kamerieri është konfliktuar fillimisht verbalisht me dy djemtë pushues, por situata është përshkallëzuar në dhunë fizike.

Për pasojë ka mbetur i dëmtuar kamerieri që është dërguar në spitalin e Lezhës. Ai ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe më pas ka shkuar në polici ku ka bërë denoncimin.

Autorët janë zhdukur në drejtim të paditur dhe policia ndodhet në kërkim të tyre.