Transmetuar më 30-06-2022, 22:28

Novi Sad- Një gjyshe është fotografuar në Novi Sad me rroba banje me flamurin shqiptar po ‘trauon’ gjithë Serbinë. Siç raportojnë mediat serbe, fotoja e pazakontë dyshohet se është bërë në një plazh në këtë zonë.

Në foto shihet një grua e moshuar e ulur në një stol, e cila ka të veshur rroba banje me flamurin shqiptar, ndërsa në dorë mban telefonin dhe duket sikur po fotografon personin që i ka bërë foton.

Në postimin e publikuar në instagram shtrohet pyetja: A është ky një provokim i qëllimshëm? Reagimet kanë qenë të shumta, duke thënë se gjyshja nuk e ka ditur fare se çfarë kuptimi ka flamuri që mban ne reçipetat e saj.

‘Mos i kushtoni rëndësi’, ka shkruar një përdorues. ‘Ajo ndoshta nuk e di se çfarë mban veshur dhe se çfarë simbolizojnë recipetat e saj’.

Ndërsa një tjetër thotë se të gjithë debatin e bën politika: “Unë isha në mes të Shqipërisë me stemën në bluzë dhe askush nuk më tha asnjë fjalë. Politikanët e bëjnë gjithë këtë urrejtje, dhe ulen, pinë e hanë bashkë.’