Transmetuar më 30-06-2022, 22:23

Elbasan- Strukturat e policisë Elbasan janë vënë në alarm pasi dyshoi se në një mjet lëviznin persona me rrezikshmëri të lartë.

Fillimisht mjetit i është dhënë sinjal për ndalim në hyrje të qytetit të Librazhdit. Por shoferi e ka injoruar paralajmërimin dhe i ka dhënë gaz mjetit.

Për këtë qëllim u njoftua policia e Elbasanit që ngriti postblloqe.

Por në tentativë për të ndaluar mjetin e kërkuar policia e Elbasanit ka ndaluar një “Ferrari” me ngjyrë të verdhë. Ende nuk dihet se përse u shoqërua ‘Ferrari’ në Polici.