Transmetuar më 30-06-2022, 21:47

I ftuar në ‘Opinion’ Kryetari i PD Sali Berisha iu përgjigj edhe pyetjes nëse do e mbështeste Metën për kryetar të bashkisë së Tiranës.

Do e mbështesni Metën si kandidat për kryeqytetin?

Sali Berisha: Atëherë primaret

Nëse ju bëni një marrëveshje që Metës t’i lini Tiranën, s’ka primare.

Sali Berisha: Ka marrë fund koha kur Berisha mbështet këtë apo atë, Berisha mbështet atë që fiton primaret.

S’bëni dot aleanca parazgjedhore domethënë?

Sali Berisha: Nuk kemi diskutuar gjë për aleanca, nuk them dot që PD-ja nuk garon në Tiranë.