Transmetuar më 30-06-2022, 20:04

Simboli i shqiponjës po i njeh shqiptarët anë e kënd botës.

Kohët e fundit në të gjitha vendet shqiptarët po përhapin edhe më shumë shenjën e shqiponjës të bërë me kryqëzimin e duarve në mes të gjoksit. Ky simbol po përdoret gjerësisht nga personazhe të njohur shqiptarë, të cilët festojnë sukseset e tyre me kryqëzimin e duarve duke i treguar me krenari botës origjinën e tyre.

Simboli i shqiponjës është ai i cili na dallon në të gjithë botën. Shqiponja e zezë, dykrenare e vendosur në flamurin e kuq është ndër elementët më të lashtë të kulturës sonë. Kohët e fundit në të gjitha vendet shqiptarët po përhapin edhe më shumë shenjën e shqiponjës të bërë me kryqëzimin e duarve në mes të gjoksit. Ky simbol po përdoret gjerësisht nga personazhe të njohur shqiptarë, të cilët festojnë sukseset e tyre me kryqëzimin e duarve duke i treguar me krenari botës origjinën e tyre.