Transmetuar më 30-06-2022, 16:57

Tiranë- Trëndafila të kuq në çdo ulëse të Kuvendit.

E gjithë kjo skenë që ka transformuar sallën e Kuvendit është në kuadër të Javës çame.

Sot në Kuvendin e Shqipërisë në kuadër të javës çame kanë mbajtur një minutë heshtje për të gjithë viktimat.

Ndërsa kryetari i Partisë Drejtësi për Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi, mori i pari fjalën në nisje të seancës sot dhe kujtoi gjenocidin e kryer në fund të Luftës së Dytë Botërore ndaj popullsisë çame në Greqi. (noa.al/M.D)