Transmetuar më 30-06-2022, 16:26

Shkodër- Një operacion i madh kundër Call Centerave është duke u zhvilluar aktualisht në Shkodër.

150 punonjës në Call Center, janë shoqëruar nga autoritet, pasi akuzohen se mashtronin të huajt duke u vjedhur miliona euro përmes Forex.

Janë sekuestruar një numër i madh pajisjesh, të cilat dyshohet se janë përdorur gjatë kryerjes së këtij aktiviteti.

Policia dhe prokuroria kanë të dhëna se gjatë aktivitetit të tyre kryesisht në sektorin e “Forex”, punonjësit e Call Center-ave kanë mashtruar me shumë të mëdha qytetarë të vendeve të ndryshme të BE-së duke iu premtuar atyre se do t’i bënin milionerë nëse investonin paratë e tyre në platformat e propozuara.

Në fakt, bëhej fjalë për një mashtrim në mënyrë të koordinuar pasi punonjësit e Call Centerave zhdukeshin sapo kuptonin se e kishin “vjelë” mirë viktimën.

Lajmi në perditësim…