Transmetuar më 30-06-2022, 15:39

Tiranë- Zbardhet ngjarja e një dite më parë ku një burrë u paraqit me plagë plumbi në spitalin e Traumës në Tiranë.

Mësohet se 56-vjeçari me banim në lagjen “Don Bosko” në kryeqytet, ishte grindur me bashkëshorten dhe pas kësaj ka tentuar që të vrasë veten duke qëlluar me një pistoletë.

Për fat të mirë plumbi nuk i ka shkaktuar vdekjen dhe ai tashmë ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Në njoftimin zyrtar policia citon se policia e komisariatit nr 3 arerstoi në flagrancë A. Sh., 56 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Ky shtetas është paraqitur ditën e djeshme, në Spitalin e Traumës, me dëmtime të shaktuara nga përdorimi i armës së zjarrit.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas, ditën e djeshme, ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe më pas ka tentuar të vrasë veten me armën e zjarrit që e mbante pa leje.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit pistoletë dhe një sasi municioni luftarak.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.