Transmetuar më 30-06-2022, 15:24

Spanjë- Arrihet marrëveshja mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë. Ishte vetë Presidenti francez Emmanuel Macron që shprehu bindjen se ishte gjetur një zgjidhje kompromisi për kuadrin e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, ku do të përfshihej edhe Bullgaria.

"Unë mendoj se kemi gjetur një zgjidhje kompromisi," tha ai në një konferencë shtypi në samitin e NATO-s në Spanjë.

Parlamenti i Bullgarisë i dha qeverisë dritën jeshile më 24 qershor për të miratuar kornizën negociuese të anëtarësimit në Bashkimin Evropian për Maqedoninë e Veriut, në një masë që mund t’i lejojë fqinjit të saj verior të fillojë bisedimet e anëtarësimit me bllokun.

Ligjvënësit votuan për të lejuar qeverinë të heqë veton e saj pas ndryshimeve në tekstin e kornizës që do të garantonte të drejtat e bullgarëve në vend nëpërmjet ndryshimeve kushtetuese dhe do të angazhonte Shkupin për të mbajtur marrëdhënie të mira me Bullgarinë.

Ky vendim hap prespektivën që në një të ardhme të afërme, si Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të çelin sëbashku negociatat me BE.