Transmetuar më 30-06-2022, 14:23

Moskë- Pas ironisë që i bënë në Samit me kalorësin me ‘gjoksin zhveshur’, reagon Presidenti rus Vladimir Putin.

Gjatë samitit kryeministri britanik Boris Johnson dhe homologu i tij kanadez, Justin Trudeau u tallën me bëmat atletike të Putin e po ashtu, duke bërë shaka propozuan që të gjithë ata të imitonin fotot që lideri rus kishte bërë ndërsa shfaqej gjysmë i zhveshur.

Putin ironizoi duke thënë se do ishte e neveritshme që të shikoje Johnson të zhveshur për shkak të fizikut të tij jo të palestruar. Ai shtoi se të gjithë liderët mund të mbajnë një fizik të mirë po të duan, por kjo do të kërkonte heqjen dorë nga disa vese si abuzimi me alkoolin dhe ushqimin, që sipas tij liderët perëndimorë nuk e bëjnë dot.

“Kolegët [perëndimorë] që përmendët, i njoh të gjithë personalisht. Kjo nuk është periudha më e mirë në marrëdhëniet tona, kjo është e kuptueshme. Megjithatë ata janë të gjithë liderë, kështu që ata do të arrinin sukses nëse do të donin. Por ata duhet të punojnë vetë. Duhet të heqin dorë nga disa gjëra si abuzimi me alkoolin, festat ushqimin dhe ju e dini si janë ata me këtë gjë”- tha ai.

Sa i përket komenteve të Johnson se nëse Putin do ishte grua nuk do e kishte sulmuar Ukrainën, Putin mori si shembull Margaret Thatcher, e cila nisi një ofensivë kundër Argjentinës.

Unë do të doja të tregoja ngjarjet në historinë moderne kur (ish-kryeministrja britanike) Margaret Thatcher vendosi të nisë një ofensivë kundër Argjentinës për kontrollin e Ishujve Falkland” në vitin 1982, tha ai. "Atje, një grua vendosi të fillonte një luftë", e cila përfundoi me fitoren britanike në të njëjtin vit”, tha udhëheqësi rus.