Transmetuar më 30-06-2022, 13:52

Pak javë më parë u bë e ditur se martesa e Julian Nagelsmann kishte marrë fund. Pas 15 vitesh bashkë, 34-vjeçari është ndarë nga e dashura e fëmijërisë, Verena. Çifti, i cili u martua në vitin 2018 dhe kanë dy fëmijë, thuhet se janë ndarë.

Tani, trajneri i Bayernit është në krahët e një femre tjetër. Nagelsmann është dashuruar me Lena Wurzenberger (30 vjeçe). Lajmi është veçanërisht bombastik për çka përbën kjo lidhje. 30-vjeçarja është gazetare, punon për “Bild” dhe mbulonte rregullisht atë që ndodhte te Bayern Munich.

Vetëm në maj ajo zhvilloi një intervistë të zgjeruar me Nagelsmann. A ka ndezur aty dashuria mes të dyve? Mbetet të zbulohet pikënisja e kësaj lidhjeje, që ka mbushur sot mediat gjermane.

Çifti i sapodashuruar aktualisht po pushon në Ibiza, siç tregohet nga fotot që qarkulluan fillimisht në grupet e WhatsApp dhe tani kanë gjetur rrugën e publikimit në internet. Në një jaht, ata po i shijojnë së bashku pushimet e shkurtra.

Dhe nuk e kanë fshehur dashurinë e tyre. Të mirëinformuarit konfirmojnë për “Sport1” se lidhja është serioze. Bayern Munich tashmë është njoftuar zyrtarisht për lidhjen. Edhe punëdhënësi i Wurzenberg, gjithashtu ka dijeni për këtë.

Siç shkruan “Bild”, 30-vjeçarja është liruar nga raportimi për Bayernin me efekt të menjëhershëm. Kjo për të shmangur konfliktet e interesit mes jetës së saj private dhe profesionale.

Deri më tani, as Nagelsmann dhe as Wurzenberger nuk kanë e komentuar lidhjen. Askush nuk i fajëson ata për këtë. Në fund të fundit, kur sapo jeni dashuruar, thjesht dëshironi të shijoni lumturinë tuaj.

Lena Wurzenberger Alter - Uc Logics