Transmetuar më 30-06-2022, 13:13

Fansat që shikonin ndeshjen mes Palmeiras dhe Cerro Porteno në “Copa Libertadores” u shkrinë së qeshuri kur gjyqtari i linjës (anësori) e plandosi në mënyrë të çuditshme një lojtar përtokë.

Të dy skuadrat u përballën në stadiumin “General Pablo Rojas” të Paraguajit, të mërkurën. Dhe vetëm pas tetë minutash lojë, kur rezultati ishte pa gola, ndodhi një gabim gazmor, që po bën xhiron e rrjeteve sociale.

Palmeiras took on Cerro Porteno in the Copa Libertadores Round of 16

Ylli i Palmeiras, Gustavo Scarpa shkoi të ekzekutojë një goditje nga këndi, nga e majta. Anësori u largua për t’i dhënë Scarpa hapësirë ​​të mjaftueshme për të marrë hov e goditur topin.

Megjithatë, arbitri më pas në mënyrë të papritur bëri një hap të vogël në të djathtë dhe bllokoi sulmuesin për të gjuajtur topin. Braziliani më pas goditi aksidentalisht pjesën e pasme të këmbës së gjyqtarit të linjës dhe u rrëzua në tokë në mënyrë gazmore.

Palmeiras star Gustavo Scarpa was accidentally tackled by the lineman

28-vjeçari padyshim që kishte dhimbje pas reagimit të çuditshëm të arbitrit dhe goditjes së këmbës së tij, teksa ishte shtrirë në bar, por fatmirësisht arriti ta vazhdonte lojën. Ai incident ekzotik nuk e pengoi Palmeiras të fitonte me lehtësi 3-0, duke e shndërruar ndeshjen e kthimit në Brazil në një formalitet.

Gustavo Scarpa went down to the ground and left fans in stitches

Scarpa është aktualisht objektiv kryesor i Olympiacos në merkato dhe së shpejti mund të lëvizë, pasi kontrata e tij skadon në dhjetor dhe nuk dëshiron të vazhdojë me klubin aktual.

Mesfushori-sulmues ishte gjithashtu i lidhur me Nottingham Forest, i cili është në pronësi të presidentit të Olympiacos, Evangelos Marinakis, por “SunSport kupton” se në fakt nuk ka asnjë interes.