Transmetuar më 30-06-2022, 12:14

TIRANE- Një 34-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi është zbuluar se ishte duke trafikuar një pako me kanabis përmes shërbimit postar. Në pranga ka rënë edhe bashkëpunëtorja e tij e cila shkoi në Postë për të tërhequr kanabisin me peshë 1 kilogram e 223 gram. Në pranga kanë rënë Ardit Gjini 34 vjeç, me precedent të mëparshëm penal për tentativë vrasjeje, dhe Hava Fusha 64 vjeçe, të dy banues në Tiranë. Bashkëpunëtorja e tij ndërkohë është një ish-punonjëse e postës, e cila e ka ndihmuar trafikuesin përmes njohjes së sistemit dhe punës në këtë sektor shërbimi.

Tiranë- Trafikoi nga Anglia me postë pako me lëndë të dyshuar narkotike, vihet në pranga i riu. Arrestohet edhe bashkëpunëtorja e tij.

Shërbimet e policisë në kryeqytet kanë organizuar operacionin e koduar ‘Green mail”.

Pë pasojë u ndaluan Ardit Gjini 34 vjeç, me precedentë të mëparshëm penal për tentativë vrasjeje, dhe Hava Fusha 64 vjeçe, të dy banues në Tiranë.

Këta shtetas janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në rrugën “Hiqmet Buzi”, me një pako me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, me peshë 1 kilogram e 223 gramë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Nga hetimet ka rezultuar se Ardit Gjini e ka siguruar pakon me lëndë të dyshuar narkotike nga Anglia, nëpërmjet postës. Në vijim të veprimeve hetimore ka rezultuar se Hava Fusha, ish-punonjëse e postës, ka marrë në postë, pakon me lëndë të dyshuar narkotike, të dërguar në emër të Ardit Gjini.

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit A. Gj., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një tjetër pako me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, me peshë rreth 75 gramë, një shumë parash të dyshuar të përfituar nga kjo veprimtari kriminale dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, idnetifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.