Transmetuar më 30-06-2022, 12:00

Tiranë- Ka nisur sot seanca e radhës në parlament. Ministrja e Shtetit për Standardet dhe Shërbimet Milva Ekonomi, iu përgjigj akuzave të deputetes së Partisë Demokratike, Grida Duma për dështimin e qeverisë në ndërhyrjen e rritjes së çmimeve. Ekonomi tha se qeveria ka marrë masat e duhura. Sipas ministres, situata ekonomike është e qendrueshme, madje sipas saj, shqiptarët kanë vendosur edhe para mënjanë.

Në fakt duke menduar se ishte orë ekonomie që duhet të vendosej në shinat e caktuara që ne diskutojmë doja të thoja se sot INSTAT ka publikuar të dhënat e GDP-së. Meqë jemi duke monitoruar të dhënat është fakt se rritja ekonomike në Shqipëri është e nivelit të lartë dhe e krahasueshme me vendet e BE (5.6%). Duke parë këtë shifër kemi vënë re që gjërat janë të vështira por ekonomia jonë ka rezistuar. Po të shihni të dhënat e Agjencisë së Depozitave, njerëzit që kanë depozita, numri i tyre në fund të 2021 ishte rritur dhe kishte shkuar më shumë se 2 mln. Vlera e depozitave të siguruara kishte shkuar në mbi 3 trilionë lekë. INSTAT na ka ndihmuar edhe me ndarjen e buxheteve të familjeve për grupe me nga 20% dhe vumë në dukje se paketa e rezistencës jep kuptim për pensionistët dhe ata me pagë që ne e çuam në 40 mijë lekë të reja. Me paketën e rezistencës këto grupe ia dolën me rritjen e inflacionit. Shifrat janë të rëndësishme dhe paketat në ekonomi ishin sinjifikative. Ne menduam për disa sektorë. çmimet në tregjet globale nuk varen nga ne.