Transmetuar më 30-06-2022, 11:39

Sot është dita e fundit te Juve për Paulo Dybala. Në fakt, nga 1 korriku, argjentinasi do të jetë zyrtarisht një lojtar pa skuadër, pasi kontrata me klubin bardhezi skadon sot (30 qershor 2022).

Shtytja dhe tërheqja e gjatë për rinovimin, më pas pushimi përfundimtar i negociatave dhe lamtumira e shpallur nga Arrivabene, finalja e sezonit dhe lamtumira me tifozët bardhezinj në fund të Juve-Lazio.

Ajo ishte ndeshja e fundit e tij në shtëpi me bardhezinjtë, kur “Zonja e Vjetër” festoi edhe lamtumirën e Giorgio Chiellini, tani i zyrtarizuar te Los Angeles FC.

E ardhmja e “10” argjentinas, megjithatë, është ende e pasigurt. Prej javësh flitet për një kalim të mundshëm tek Interi, por palët nuk kanë gjetur ende ekuilibrin e duhur.

Klubi i bardhë, me një mesazh social e ka falënderuar argjentinasin për 7 vitet e kaluara së bashku: “Dybala mbërriti si një premtim i ri dhe i talentuar, tani po përshëndetet me Juven, duke marrë me vete një mori përvojash që e kanë bërë atë kampionin që është.

Karriera e Paulo Dybala në fakt do të vazhdojë larg Torinos. Një bagazh i ndërtuar bashkë në këto 7 vite. Një bagazh që për Paulon përbëhet nga 293 paraqitje, 115 gola, 45 asiste dhe 12 tituj të fituar. Numra që po të analizohen tregojnë shumë gjëra.

Për shembull, Paulo mban vendin e nëntë të të gjitha kohërave në renditjen e golashënuesve më të mirë në historinë e Juventusit, duke marrë parasysh të gjitha garat. Ai është golashënuesi i dhjetë më i mirë në Serie A, i treti i Juventusit i të gjitha kohërave në Evropë, me 18 gola të shënuar në Champions League.

Dybala është lojtari që ka shënuar më shumë herë (68) në “Allianz Stadium”, duke marrë parasysh të gjitha garat. Një rrugëtim i shkëlqyer, që e jetuam së bashku, i përbërë jo vetëm nga gola dhe fitore, por edhe nga lojëra të shkëlqyera, netë të paharrueshme, shfaqje të cilësisë absolute. Dhe për gjithë këtë ne do ta falënderojmë gjithmonë. Të urojmë fat të mirë, me të vërtetë, Joya!"