Transmetuar më 30-06-2022, 11:29

Policia kombëtare spanjolle arrestoi tre persona të identifikuar si autorë të dyshuar materialë të vjedhjes në vilën e Ibizas, të marrë me qira nga Marco Verratti dhe bashkëshortja e tij Jessica Aidi.

Arrestimi u bë në portin e Denias, qytetin bregdetar nga ku nisen tragetet për në Balearik. Të dyshuarit kishin marrë tragetin nga Ibiza dhe u kapën pas mbërritjes së tyre në destinacion.

Tre personat e arrestuar janë pjesë e një bande që policia po e ndjek prej disa kohësh. Në operacion u gjet edhe një pjesë e gjërave të vjedhura. Grabitja ndodhi mbrëmjen e së dielës, kur kriminelët hynë në vilën "Cala Jondal" në Ibiza, të cilën Verratti e kishte marrë me qira nga Ronaldo Nazario, Fenomeni.

Hyrja ishte lehtësuar pë grabitësit nga një dritare e hapur, e harruar ashtu. Hajdutët morën 10.000 euro para "cash" dhe sende të tjera me vlerë, bizhuteri, orë dhe diamante, të vlerësuara nga Verratti në kohën e padisë në polici rreth 3 milionë euro.

Po pushton në rezidencën e Ronaldos, në Ibiza. Grabitësit i rrëmbejnë 3 milionë euro pasuri Verrattit