Transmetuar më 30-06-2022, 07:49

Elbasan- Flakët e zjarrit përfshijnë nënstacionin elektrik në Bradadesh të Elbasanit.

Ngjarja ndodhi gjatë natës së kaluar.

Forcat zjarrfikëse ndërhynë menjëherë për fikjen e flakëve, duke bërë që situata të mos përkeqësohet.

Shkak i flakëve të zjarrit u bë transformatori që shërben për furnizimin me energji elektrike.

Dyshohet se shpërthimi në flakë erdhi për shkak të ngarkesës së krijuar nga temperaturat e larta.