Transmetuar më 29-06-2022, 21:46

Këngëtari i njohur Robert Sylvester Kelly është dënuar me 30 vjet burg.

Ndaj tij rënduan akuzat për shantazh dhe trafikim seksual.

Artisti ka kaluar tashmë afër tre vjet pas hekurave. Gjyqtarja Ann M. Donnelly dha dënimin të mërkurën, duke thënë se publiku duhet të mbrohet nga sjellje të tilla.

Vitin e kaluar, Kelly u shpall fajtor për akuza duke përfshirë shfrytëzimin seksual të një fëmije, shantazh, ryshfet dhe trafikim seksual.

Sipas gjykatës, Kelly ishte në krye të një komploti kriminal për të rekrutuar dhe detyruar vajza, djem dhe gra për seks.