Transmetuar më 29-06-2022, 18:13

Fier- Një 67-vjeçar është gjetur i pajetë ditën e sotme në Fier, anës lumit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00 në lagjen “Sheq i Madh.”

Personi i pajetë është identifikuar si Hamit Hamitaj, 67 vjeç, banues në Fier.

Nga verifikimet paraprake, dyshohet se mund të jetë rrëzuar aksidentalisht.

67-vjeçari është gjetur rastësisht nga banorë të zonës të cilët kanë lajmëruar menjëherë policinë.

Mësohet se trupi i pajetë është përcjellë për në morgun e qytetit.

Policia në vendngjarje ka bërë ekzaminimet e mundshme për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. (noa.al/M.D)