Transmetuar më 29-06-2022, 17:07

TAMARË– Një makinë me turistë çekë është aksidentuar ditën e sotme në Tamarë të Kelmendit.

Mësohet se ka dalë makina nga rruga dhe për pasojë turistët kanë mbetur të plagosur.

Policia dhe urgjenca janë nisur drejt vendit të ngjarjes, por nuk dihen ende detaje në lidhje me gjendjen e turistëve.

Nuk janë mësuar identitetet e qytetarëve nga Çekia dhe policia nuk ka nxjerrë një njoftim zyrtar.

Po punohet për zbardhjen e shkakut të aksidentit. (noa.al/M.D)