Transmetuar më 29-06-2022, 16:34

Tiranë- Një person ka shkuar i plagosur në spitalin e Tiranës, pasditen e sotme.

50-vjeçari që u plagos këtë mesditë në Tiranë është paraqitur vetë në spitalin e Traumës.

Sipas verifikimeve paraprake dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri në banesë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. (noa.al/M.D)