Transmetuar më 30-06-2022, 07:52

Futbollisti i dashur anglez Paul Gascoigne, megjithatë, nuk njihet vetëm për bëmat e tij në fushë, por edhe për shumë ngjarje që i kanë ndodhur, jashtë fushës. Një jetë e vështirë për Gazza, të cilit prej vitesh iu desh të jetonte me problemin e varësisë ndaj alkoolit.

Po ashtu, ai ka pasur shumë probleme, duke përfshirë ato financiare. Ish-numri 8 i Anglisë shpërdoroi 26 milionë paund fitime dhe kishte nevojë për ndihmën e miqve të vjetër për të paguar faturat e rehabilitimit. Ai tani është më mirë, pjesërisht falë një operacioni të shtrenjtë në stomak, që e bën të ndihet keq nëse pi shumë.

Kur ai ishte një talent si fëmijë, presidenti i Newcastle e krahasoi me George Best, një nga talentet më të mëdhenj të të gjitha kohërave, gjithashtu i famshëm për pamaturinë e tij jashtë fushës. Dukej si një provokim, por Gazza dalëngadalë shkoi gjithnjë e më shumë për të imituar futbollistin legjendar irlandezo-verior.

Në fund të karrierës së tij, Gascoigne iu nënshtrua shtrimit të detyruar në spital në vitin 2008. Oficerët policorë e çuan në spital psikiatrik, pasi Paul e kishte humbur toruan në një hotel. Në Krishtlindjet e po atij viti, ish-sulmuesi humbi gjurmët, familjarët e kërkuan ngado. Ai u kthye në shtëpi pas tri ditësh, duke thënë se kishte qenë në një hotel jo shumë larg shtëpisë.

12 herë në përgjithësi është shtruar në spital, një herë sepse duhej të detoksifikohej për shkak të konsumimit të tepërt të "Red Bull". Përveç problemeve shëndetësore, kishte edhe ato ekonomike. Në vitin 2010 i kërkoi ndihmë sindikatës së futbollistëve të Premier League, sepse kishte shpërdoruar plotësisht asetet e tij, 26 milionë paund.

Gascoigne u arrestua, kërcënoi se do të bënte vetëvrasje në disa raste dhe kur kishte nevojë për ndihmë, e mori atë. Po kështu, përfundoi në gjyq sepse puthi një grua që nuk e donte përsëri. Miqtë e kanë mbështetur gjithmonë, jo vetëm me fjalë.

Në vitin 2013, Gary Lineker, miku dhe ish-shoku i ekipit kombëtar dhe Tottenham, pagoi për rehabilitimin e tij nga alkooli. Rruga e tij ka qenë gjithmonë e tillë, e lodhshme, me ulje-ngritje, një jetë në lëvizje, një jetë në ekuilibër, mes së mirës dhe së keqes, mes ndjenjave të ndryshme dhe ndjesive të veçanta, që i ka jetuar gjithmonë, që kur ishte fëmijë.

Tani duket se e ka qetësuar kokën, nuk ka më alkool dhe gjëra të tjera të ndaluara. Për "Mirror", vitin e kaluar tha se ishte mirë falë një operacioni të shtrenjtë, me vlerë mbi 20.000 £: "Kam qenë në Australi dhe kam shpenzuar shumë për një operacion që më bën të ndaloj pirjen".