Transmetuar më 29-06-2022, 14:09

Gjermani- Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur në Berlin.

Një person ka lënë një kokë të prerë njeriu përpara Gjykatës, në qarkun Bon.

Reuters raporton së për ngjarjen është arrestuar një 38-vjeçar, i cili dyshohet si autor i krimit.

Autoritetet gjetën pak metra më larg një trup pa kokë.

Policia ka deklaruar se në zonë nuk janë raportuar ngjarje të dyshimta apo dhe persona të humbur, për këtë arsye viktima duhet të jetë me prejardhje nga një zonë tjetër.

Nuk dihen ende shkaqet e këtij krimi makabër të stilit bizantin.

Policia po puno për identifikimin e kufomës dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.   Reuters /noa.al