Transmetuar më 29-06-2022, 13:46

Gjermani- Grabitje spektakolare në mes të ditës në mes të Berlinit

Agresorët e maskuar sulmuan një makinë të filialit të një banke.

Sipas informacioneve paraprake, ka pasur edhe krisma, ndërsa disa persona janë plagosur lehtë.

Tre prej të plagosurve janë dërguar në spital.

Gazeta gjermane BILD publikoi pamjet kur autorët e maskuar largohen me një Audi të zi, pasi kanë marrë valixhet me para.

Një vit më parë në Berlin u sulmua një transportues parash. Sërish atëherë autorët u larguan me një Audi.

Në fillim të këtij viti u sulmua një transportues parash përpara një supermarketi. Rastet janë përsëritur disa herë.

Një hetim po kryhet për grabitjen e radhës, dhe policia ka dyshime se mos është e njëjta bandë.