Transmetuar më 29-06-2022, 13:00

Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës në Spanjë në samitin e NATO është takuar edhe me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.

Po ashtu, Rama është pritur në Samit nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg dhe Presidenti i qeverisë së Mbretërisë së Spanjës Pedro Sanchez.

Më herët kreu i qeverisë është takuar edhe me mbretin Filipe VI i Spanjës dhe Mbretëreshën Letizia në një darkë gala në Pallatin Mbretëror të Madridit.

Në këtë darkë morën pjesë gjithashtu edhe liderët e shteteve anëtare të NATO.

Kryeministri Rama shoqërohej në mbrëmjen mbretërore gala nga bashkëshortja e tij Linda Rama.

Në ditën e dytë të punimeve të Samitit më 30 qershor, Kryeministri Rama do të zhvillojë një takim bilateral me Kryeministren e Suedisë Magdalena Andersson.

Kreu i qeverisë shoqërohej në Samit nga Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka dhe Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi.