Transmetuar më 29-06-2022, 13:11

Tiranë- Gjykata e Tiranës ka vendosur sot masën e sigurisë “Arrest shtëpie” për Ajas Sulejmanin i akuzuar për aksidentimin e çiftit Konomi dhe foshnjës së tyre në Rrugën e Kavajës.

Sulejmani aksidentoi Arjan dhe Vilma Konomin më 8 maj, teksa po lëvizte në rrugën e Kavajës në kryeqytet.

Për fat të mirë foshnja nuk pësoi asnjë dëmtime, ndërsa çifti mori dëmtime dhe qëndruan në spital.

Ajas Sulejmani u akuzua për shkelje të rregullave të qarkullimit, por deri në zbardhjen e plotë të rastit, Gjykata vendosi arrest shtëpie.