Transmetuar më 29-06-2022, 12:53

Durrës- Gjendet i mbytur një person në Durrës.

Një burrë, rreth 60 vjeç është gjetur i mbytur në zonën e Vollgës.

Në vendin e ngjarjes shkuan policia dhe grupi hetimor që po kryejnë veprimet paraprake dhe ekzaminimin e kufomës.

Viktima ende nuk është identifikuar.

Kufoma u dërgua në morgun e qendrës spitalore.