Transmetuar më 29-06-2022, 12:27

Gjirokastër- Pezullohen nga detyra 7 zyrtarë të Kadastrës së Tiranës. Ndaj tyre Prokuroria ka ngritur akuzën për shpërdorim detyre.

Mësohet se Gjykata e Tiranës vendosi masën "Pezullim të ushtrimit të një detyre a shërbimi publik’’ për: Brisieda Baraj, Abisa Caka, Drilon Lleshi, Erjona Pemaj, Klajdi Dervishi, Genc Tufi dhe Elsa Sherja. Nga an tjetër, për dy persona të tjerë, Elvis Turtulli dhe Endri Turtulli rëndon vepra penale ‘‘Mashtrimi‘‘ kryer në bashkëpunim dhe u vendos masa e sigurisë “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.

Dyshohet se këta persona, në bashkëpunim më njëri-tjetrin, kanë tjetërsuar një godinë qendër të Tiranës, afër Gjykatës së Lartë, në një kohë që ai ka qenë ndërtim ekzistues dhe e kanë legalizuar si hotel.