Transmetuar më 29-06-2022, 12:18

Bordi i Transparencës ka ulur sërish ditën e sotme me 6 lekë çmimin e naftës, pasi ditën e djeshme vendosi vlerën prej 255 lekësh si çmim tavan.

Nga sot ora 18.00 dhe për një afat të pacaktuar nafta do të shitet deri në 249 lekë për litër.

Benzina do të shitet me 242 lekë për litër dhe gazi mbetet në 83 lekë për litër.

Këto janë çmimet maksimale të shitjes. Asnjë kompani nuk ndalohet të shesë më lirë.

Në pikat e karburanteve vihet re se kompanitë e mëdha mbajnë çmimet më të larta të lejuara. Kurse kompani të tjera shesin ndjeshëm më lirë. /noa.al