Transmetuar më 29-06-2022, 12:04

Tiranë- Një familje nga Shkodra është gëzuar me trenjakë. Lajmin e bën të ditur ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në një postim në mediat sociale.

Por të vegjëlit kanë pasur nevojë për kujdes shëndetësor dhe kanë qëndruar disa javë në maternitet nën terapi te “Koço Kliozheni”.

Postimi i Manastirliut në Facebook:

Trenjakët Uneis, Siar dhe Aert ??? që kanë gëzuar familjen Tahiri nga Shkodra, sapo kanë dalë nga spitali, pas disa javësh të vështira në terapinë intensive në SUOGJ Koco Gliozheni, ku stafi mjekësor ka bërë një punë fantastike ??

#JetëTëGjatë”