Transmetuar më 29-06-2022, 11:32

Foto ilustruese

Gjirokastër- Aksident në rrugën Memaliaj-Mallakastër.

Mjeti, i cili drejtohej nga shoferi me origjinë italiane, doli nga rruga dhe u përplas me karaxhatën anësore metalike.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm në vendin e quajtur ‘Mogila’, 4 km nga qyteti i Memaliajt. Mjeti ishte i marrë me qira.

Drejtuesi ka pësuar lëndime serioze dhe është transportuar menjëherë ne spital.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.