Transmetuar më 29-06-2022, 08:44

E sotmja është dita e mrekullueshme që do të vulosë përfundimisht rikthimin e Romelu Lukakut tek Interi, proces që tashmë ka nisur. Qendërsulmuesi belg zbarkoi në aeroportin Linate rreth orës 06:30 të mëngjesit të sotëm dhe po përgatitet të përjetojë një të mërkurë vërtet intensive.

Deri dje, Interi dhe belgu luajtën “si macja me miun”, duke mos e saktësuar momentin e ardhjes së djalit plangprishës, por ai ka mbërritur vetëm mëngjesin e sotëm.

“Ndihem shumë i lumtur që jam këtu”, – ishin fjalët e para të Romelu, i cili gjithashtu u ndal për të folur me dy fansa.

Në pritje të agimit të “Lukaku-bis”, në fillim me bujë të madhe, është praktikisht i gjithë universi zikaltër. “Tour de force”, e gjitha brenda një dite, do të fillojë me kalimin e vizitave mjekësore në “Humanitas”, rreth orës 9, pas Kristjan Asllanit; më pas “celebrimi” në Coni për fitnesin sportive.

I njëjti skenar i ndjekur pak a shumë në të njëjtat momente nga partneri i tij i ri, Kristjan Asllani. Pika kryesore është nënshkrimi me bujë të madhe dhe takimi me stafin e përgjithshëm të klubit.

Edhe fjalët e para të Lukakut mund të mbërrijnë gjithashtu, ndoshta në mikrofonat televizivë të klubit.