Transmetuar më 29-06-2022, 08:34

Britania e Madhe- Nëse Putin do ishte grua, nuk do ta kishte pushtuar Ukrainën.

Në dukje paksa e çuditëshme, deklarata e Kryeministri britanik Boris Johnson, gjithsesi ka argument.

Ai beson se lufta është një “shembull i përsosur i maskulitetit toksik”.

Në një intervistë me median gjermane pas samitit të G7 në Schloss Elmau, kryeministri përmendi gjininë e presidentit rus si një faktor kontribues në konflikt.

“Nëse Putini do të ishte grua, gjë që ai padyshim nuk është, nëse do të ishte, me të vërtetë nuk mendoj se do të kishte nisur një luftë të çmendur”, i tha Johnson transmetuesit ZDF.

“Nëse doni një shembull të përsosur të maskulitetit toksik, kjo është ajo që ai po bën në Ukrainë”, shtoi kryeministri britanik.

Liderët perëndimorë përfunduan samitin tre-ditor të G7 në Gjermaninë jugore duke premtuar se do të rrisin kostot ekonomike dhe politike për Putinin dhe regjimin e tij.