Transmetuar më 29-06-2022, 08:25

SHBA- Armët vazhdojnë të shkaktojnë tragjedi në SHBA.

Një ngjarje tronditës ka ndodhur në Florida ku një djalë 8-vjeçar ka vrarë një foshnjë njëvjeçare dhe ka plagosur një djalë dy-vjeçar. Babai 45-vjeçar i fëmijës, Roderick Randall, u arrestua dhe u akuzua për neglizhencë që rezultoi në vrasje, mbajtje pa leje të armëve të zjarrit dhe heqje të provave nga vendi i krimit.

Tragjedia ka ndodhur në një motel ku babai me precedentë të rëndë kriminalë kishte shkuar për të takuar partneren e tij. Ai shkoi me djalin e tij dhe ajo me fëmijët e saj binjakë, dy vjeç dhe vajzën e saj njëvjeçare.

Në një moment, Randall doli nga dhoma dhe hodhi armën në një dollap, bën të ditur Sherif Simmons gjatë një konference shtypi. Duke ditur se ku fshihej, "i biri e mori dhe filloi të luante me të".

“Ai qëlloi dhe vrau një foshnjë njëvjeçare. Pasi e depërtoi, plumbi plagosi njërin prej binjakëve’, tregoi sherifi, duke theksuar se nëna e viktimave ishte duke fjetur.