Transmetuar më 29-06-2022, 08:15

Spanjë- Po zhvillohet në Spanjë Samiti i NATO-s. Me këtë rast, Mbretërit Felipe dhe bashkëshortja Mbretëresha Letizia, kanë hapur dyert e Pallatit Mbretëror për të festuar një darkë historike. Më shumë se 40 liderë botërorë janë pritur nga Felipe VI dhe gruaja e tij. Monarku priti Joe Biden, presidentin e Shteteve të Bashkuara, në bazën Torrejón de Ardoz dhe Letizia zhvilloi një takim me zonjën e parë, Jill Biden.

Kryeministër i Shqipërisë Edi Rama së bashku me Linda Ramën u pritën nga monarkët.

‘Një njeri shumëplanësh që e ka zhvilluar punën e tij profesionale në fusha të ndryshme nga njëra-tjetra si reklama apo piktura. Ai gjithashtu ka luajtur basketboll profesionalisht dhe është rimartuar me Linda Ramën, e cila ka zgjedhur një veshje bardh e zi për darkë.’- shkruajnë mediat vendase për kryeministrin shqiptar.