Transmetuar më 29-06-2022, 07:50

Foto ilustruese

Tiranë- Dita nis me aksident në Tiranë.

Ngjarja ndodhi në zonën e ’21 dhjetorit’ në kryeqytet pranë shkollës "Muhamet Gjollesha".

Një mjet përplasi të moshuarin i cili ishte duke lëvizur me biçikletë. I moshuari ka pësuar lëndime nga përplasja. Kalimtarët e rastit i dhanë ndihmën e parë.

Më pas në vendngjarje mbërritën ambulanca dhe policia.

Po punohet për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit. noa.al