Transmetuar më 28-06-2022, 23:43

Ish-konkurrentja e Për’puthen Mikela Pupa ka nxitur përsëri dyshimet se i ka dhënë fund lidhjes me Erion Kukaj. Në një bisedë të zhvilluar në rrjetin social Instagram, ndjekësit e kanë pyetur Mikelën pse nuk është parë bashkë me Erionin dhe ajo ka lënë të kuptohet se janë ndarë.

“Po Erionin ku e ke se nuk ju kam parë bashkë kohët e fundit”

“Shumë pyetje mbi këtë temë… Nuk dua të flas, por fakti që s’na keni parë bashkë është një përgjigje", përgjigjet ish-konkurrentja duke mos dhënë më shumë detaje.