Transmetuar më 28-06-2022, 23:30

Anisa Kostani është një vajzë e bukur dhe simpatike. Në pamjen e parë askush se mendon se ajo mund të kishte pasion gjarpërinjtë. Por ajo është e guximshme.

Anisa punon në policinë e Elbasanit. Ajo mban gradën ‘oficere’, por veç profesionit kujdeset edhe për gjarpërin që siç shprehet është antistres.

Sipas saj gjarpri ka nevojë të ushqehet 1 deri në dy herë në javë, dhe kryesisht për të ngrënë i jep minj.

Por përveç gjarprit në banesën e oficeres bionde gjenden edhe 3 mace dhe një qen. Secila nga kafshët ka ambientin e vet.

Por gjarpëri është krijesa që e ka për zemër, madje del edhe shëtitje.