Transmetuar më 28-06-2022, 22:50

Gjermani- Një i ri shqiptar vret një shtetas turk në Gjermani.

Fisnik Hoxha, 23 vjeç, është shpallur në kërkim nga autoritetet gjermane pasi akuzohet për vrasje.

Mediat shkruajnë se ngjarja ndodhi rreth orës 23:15 të mbrëmjes së kaluar. Fisnik Hoxha ka qëlluar disa herë me armë zjarri në drejtim të një 31-vjeçari turk, në rrugën Gustav-Schatz-Hof, në Kiel të Gjermanisë.

31-vjeçari turk ka vdekur në spital pavarësisht ndihmës së dhënë.

Prokuroria publike në Kiel ka ofruar një shpërblim prej 3000 eurosh për informacione që çojnë në arrestimin e shqiptarit. Kushdo që e sheh të dyshuarin Fisnik Hoxha të lajmërojë menjëherë policinë pasi, sipas autoriteteve vendase, mund të jetë i armatosur. Po hetohet për shkaqet dhe rrethanat e vrasjes. /noa.al