Transmetuar më 28-06-2022, 22:42

Shkodër- Një aksident u regjistrua në mbrëmje në qytetin e Shkodrës.

Tre automjete u përplasën mes tyre në lagjen ‘Xhabije’, informojnë burimet e noa.al, por goditja më e fortë ishte mes dy automjetesh.

Si pasojë e përplasjes u lënduan dy persona. Ndërsa mjetet pësuan dëme materiale.

Në vendin e ngjarjes shkoi policia e cila normalizoi trafikun dhe administroi provat për të përcaktuar shkaqet e aksidentit. noa.al