Transmetuar më 28-06-2022, 21:49

FINLADË- Turqia i ka thënë ‘po’ anëtarësimit të Suedisë dhe Finlandës në NATO. Deri më tani Turqia kishte vendosur veton për ‘jo’. Por gjërat duket se kanë ndryshuar dhe palët ranë në kompromis para Samitit të NATO-s në Spanjë.

Presidenti finlandez Sauli Niinistö tha të martën se Turqia ka rënë dakord të mbështesë ofertat e Finlandës dhe Suedisë për anëtarësim në NATO. CNN shkruan se një memorandum i përbashkët për këtë çështje u nënshkrua nga Turqia, Finlanda dhe Suedia të martën në Madrid përpara një samiti të NATO-s.

Memorandumi i përbashkët nënvizon angazhimin e Finlandës, Suedisë dhe Turqisë për të dhënë mbështetjen e tyre të plotë kundër kërcënimeve ndaj sigurisë së njëri-tjetrit.

"Hapat konkretë të anëtarësimit tonë në NATO do të bien dakord nga aleatët e NATO-s gjatë dy ditëve të ardhshme, por ky vendim tani është i afërt," tha Niinistö.