Transmetuar më 28-06-2022, 20:05

Shkodër – Publikohen fotot se ku u vendos ekzaktësisht tritoli Land Roverit të Suida Kukës, Drejtoreshë e Operatorit Shëndetësor në Shkodër.

Suida Kuka e ka mësuar nga efektivë të policisë lajmin se në mjetin e saj të llojit “Range Rover” i kishin vendos tritol. Mësohet se policia i ka kërkuar asaj nga institucioni bashkë me stafin, pasi u rrezikohej jeta. Shpërthimi i tritolit u bë në mënyrë të kontrolluar nga forcat xheniere të Reneas.

Tritoli ishte vendosur në gomën e parë të mjetit të drejtoreshës. Kamerat e sigurisë kanë filmuar një person të maskuar që po udhëtonte me motor.

Ai është afruar tek mjeti luksoz i drejtoreshës dhe ka vendosur pakon me tritol. Më pas është larguar.

Nuk dihet nëse shkak për këtë atentat është bërë detyra e Kukës apo ndonjë konflikt personal që mund të ketë zyrtarja. Çështja është nën hetim.