Transmetuar më 28-06-2022, 19:29

Shkodër- Një atentat i dështuar, por që mund të ishte me pasoja. Në foto është Suida Kuka, Drejtoresha e Operatorit të Kujdesit Shëndetësor në Shkodër. Në gomën e parë të mjetit të saj u vendos tritol, por që gjithçka u zbulua në kohë.

Suida Kuka është emëruar në këtë post në muajin maj të këtij viti, duke zëvendësuar Astrit Becin. Më herët, Kuka ka qenë për më shumë se një vit drejtore e njësisë vendore të kujdesit shëndetësor.

Këtë pasdite, familja e drejtoreshës Kuka lajmëroi policinë për një pako që ishte vendosur pranë mjetit luksoz të llojit “Range Rover”, që është në pronësi të të resë.

Shpërthimi u bë në mënyrë të kontrolluar, por nuk dihet ende se për cilën arsye i është planifikuar atentat zyrtares.

Policia dhe një grup hetimor po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit dhe zbulimin e shkaqeve të kësaj ngjarje. /noa.al