Transmetuar më 28-06-2022, 19:07

Shkodër- Një pako e dyshimtë është shpërthyer nga specialistët e Xhenios dhe RENEA ditën e sotme në Shkodër.

Mësohet se pakoja me eksploziv ishtë vendosur pranë mjetit të drejtoreshës së Operatorit të Kujdesit Shëndetësor, Suida Kuka.

Autorët, persona ende të paidentifikuar kanë vendosur një pako të dyshimtë poshtë mjetit të Kukës, por shënjestra nuk ka hipur në makinë dhe për pasojë ka shpëtuar.

Dyshohet se u vendos nga një person me motor.

Pritet të bëhet monitorimi i kamerave të sigurisë për të parë lëvizjet e personave që kanë lënë pakon. (noa.al/M.D)