Transmetuar më 29-06-2022, 08:00

Thorsten Legat, fitues i Kupës së Kupave të UEFA-s me Werder Bremen në vitin 1992 do të kryejë amputim të testikujve për shkak të një aksidenti që pësoi gjatë programit televiziv “RTL Turmsprung”.

Ish-futbollisti 53-vjeçar, i cili ka luajtur në teste të ndryshme në programet televizive, u plagos në qershor kur u hodh nga një trampolinë tri metra e lartë, e vendosur në “Europasportpark” të Berlinit.

Goditja me ujin ishte aq e fortë, sa Thorsten Legat pësoi një dëmtim të rëndë në testikuj. Vetë ish-futbollisti tha: "Bëra disa kërcime, më pas rashë në ujë. Fatkeqësisht, skrotumi im ishte shumë i fryrë dhe testikuli i dëmtuar".

Ish-futbollisti i VfL Bochum, Eintracht Frankfurt, Werder Bremen, VfB Stuttgart dhe Schalke 04 tregon çfarë ndjeu pasi u përplas në ujin: "Kisha dhimbje të forta, testikujt e mi u bënë pothuajse sa një tullumbace e fryrë".

Gazeta “Bild” raporton se në një ekzaminim urologjik, Legat u diagnostikua me çarje në testikuj, një hematomë dhe infeksion në fshikëzën e urines. Për pasojë, në mes të gushtit duhet t’i nënshtrohet një amputimi testikujsh: "Unë do të bëj një implant testikular…, është si implant gjiri. Për fat nuk kam më dhembje".