Transmetuar më 28-06-2022, 15:02

Kosovë- Mjaft serbë njihen për mbështetjen që kanë për Rusinë. Madje në mjaft raste ata duan ta demonstrojnë edhe publikisht edhe duke provokuar.

Kshtu ndodhi sot gjatë festimeve të festës së Vidovdanit. Një serb u arrestua nga policia pasi valëviti flamurin e Rusisë.

Pas liturgjisë në Graçanicë me rastin e festës së Vidovdanit, serbët kanë vizituar monumentin në Gazimestan përmes autobusëve dhe veturave. Ata janë kontrolluar nga policia e Kosovës për ekspozim të simboleve nacionaliste. Disa prej tyre janë detyruar të zhveshin bluzat të cilat përmbanin mesazhe nacionaliste serbe.