Transmetuar më 28-06-2022, 13:48

Sinan Hoxha është një këngëtarët më të dashur të publikut, sidomos për këngët popullore. Ai është i pranishëm në shumë koncerte, në të gjitha trojet shqiptare dhe Diasporë, duke ekzaltuar fansat.

Kësaj here duket se e ka tepruar me “modifikimin” që iu ka bërë dy vargjeve të këngës që po këndonte. Teksa ishte duke kënduar në Michigan të SHBA, në eufori e sipër këngëtari dëgjohet duke sharë Serbinë.

Pavarësisht “flirtit” të hapur të kryeministrit Edi Rama me Alexander Vucic, shqiptarët nuk i qasin dot serbët. Shkaku dihet, lidhet me masakrat, gjenocidin dhe luftën në Kosovë.

Ndoshta duke e ditur se për kurbetqarët fryma patriotike është e madhe, Hoxha ka tentuar të rrisë adrenalinën e të pranishmëve në koncert, me "qitje të largët", pse jo, edhe për t’i shkundur nga xhepat…

Për këtë ka modifikuar këngën nga “Oj Lulija jonë me limona, o; kush të ka inat iu thaftë koma o” në “…. jalla krejt Serbisë iu q*ftë nona o”. Kjo ka shkaktuar të qeshura të forta dhe duartrokitje, sepse këngëtari ka kërkuar ta këndojnë bashkë në kor këtë “version” të improvizuar, në entuziasëm e sipër.

Kjo video po qarkullon me shpejtësi në internet, teksa ka nga ata që e përkrahin, por edhe e kritikojnë. Sido që të jetë, Sinan Hoxha ia bëri “fora”, ia doli të bëhet kaq “viral” me sharjen kundër Serbisë më shumë se Edi Rama që përsërit në çdo deklaratë të Ballkanit të hapur "vëllau im Vucic’…