Transmetuar më 27-06-2022, 21:45

Durrës- Ngacmoi seksualisht një minorene, arrestohet italiani në Durrës.

Policia e qytetit bregdetar arrestoi në flagrancë italianin D. A., 64 vjeç.

Ky shtetas dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një të mitur, në qytetin e Durrësit.

Për arrestimin e tij është bashkëpunuar me stafin e emisionit “Fiks Fare”.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprime të mëtejshme.