Transmetuar më 27-06-2022, 18:37

Lajm i keq për Shqipërinë në Lojërat Mesdhetare. Kampionia e dyfishtë e Evropës, Evangjelia Veli, nuk do të marrë pjesë në garat e peshëngritjes për shkak se është infektuar me COVID.

Lajmin e ka bërë me dije vetë Veli me anë të një postim i në rrjetet sociale, ku shkruan se nuk mund të jetë dot pjesë e “Oran 2022”. Veli publikon edhe rezultatin e analizave ku dëshmon se është e infektuar.