Transmetuar më 27-06-2022, 18:00

Lezhë – Dy persona janë plagosur sot pasdite në një aksident rrugor ku u përfshinë tre automjete.

Ngjarja ndodhi pak më parë rreth orës 17:00, në aksin rrugor Lezhë – Milot, në vendin e quajtur Markatomaj, raporton noa.al.

Policia tha se janë përfshirë në një aksident rrugor 3 automjete, me drejtues shtetasit A.B., K.M. dhe O.B.

Për pasojë, janë lënduar drejtuesi O.B. dhe po ashtu pasagjeri E.M. që ndodhej në automjetin e drejtuar nga shtetasi A.B.

Që të dy janë dërguar në Spitalin Rajonal Lezhë për ndihmën e nevojshme mjekësore.

Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. /noa.al

Foto arkiv